Aktualitet

Inter kthen fokusin nga mbrojtja, “zikaltërit” synojnë lojtarin e Aston Villa-s

Inter vazhdon punën për përforcimin e ekipit për sezonin e ri, ndërsa së fundmi raportohet se “zikaltërit” kanë kthyer fokusin nga Premier League.

Mediet britanike bëjnë me dije se kampionët e Italisë janë duke punuar për afrime të reja në repartin e mbrojtjes dhe emri i parë në listën e dëshirave është ai i lojtarit të Aston Villa-s, Pau Torres.

27-vjeçari të cilin Aston Villa e bleu nga Villarreal vitin e shkuar për 33 milionë euro tashmë vlerësohet plot 50 milionë euro, një shifër goxha e lartë.

Pavarësisht çmimit të lartë të kartonit të Torres, Inter shpreson që Aston Villa të pranojë edhe disa lojtarë në shkëmbim, në mënyrë që të ulë tarifën e mbrojtësit spanjoll.



#Inter #kthen #fokusin #nga #mbrojtja #zikaltërit #synojnë #lojtarin #Aston #Villas
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button