Aktualitet
“Të gatshëm për mision” Maqedonci: Ushtria e Kosovës bën stërvitje me qitje ditën dhe natën

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim”, njofton ministri i mbrojtjes.
Ai shton se “ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara, për të vlerësuar skuadrat sipas planit të vlerësimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore”.
#Të #gatshëm #për #mision #Maqedonci #Ushtria #Kosovës #bën #stërvitje #qitje #ditën #dhe #natën
Java News