Aktualitet
Dhunoi dhe goditi me sende të forta bashkëshorten, arrestohet gjirokastriti. Gruaja përfundon me dëmtime të rënda në spital

GJIROKASTËR
Dhunon fizikisht gruan edhe me sende të forta, arrestohet burri në Gjirokastër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.
Gruaja ka përfunduar në spital për mjekim pas plagëve të shkaktuara nga dhuna.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.