Aktualitet
Guirassy: Te Dortmund për të fituar tituj, “muri i verdhë” është emocionues!

Serhou Guirassy u zyrtarizua këtë të enjte te skuadra e Borussia Dortmund, ndërsa së fundmi ka thënë edhe fjalët e para si lojtar “verdhezi”.
Duke folur për kanalet zyrtare të Dortmund, sulmuesi u shpreh se u transferua te ky klub për të fituar trofe e tituj.
“Kur Borussia Dortmund të dëshiron, është diçka e veçantë. Çdo fëmijë i interesuar për futbollin në botë e njeh këtë klub, ata i njohin fanellat e verdha dhe të zeza, e njohin murin e verdhë. Jam shumë i emocionuar për shokët e mi të ri dhe është e rëndësishme për mua të them: ‘Kam ardhur këtu për të fituar tituj e trofe”, u shpreh Guirassy.
#Guirassy #Dortmund #për #të #fituar #tituj #muri #verdhë #është #emocionues
gazetablic.com