PD bashkoi votat me PS për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë, Bylykbashi tregon arsyet

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli ndër të tjera për bashkimin e votave me Partinë Socialiste për të miratuar projektdeklaratën e Idrizit.
“Dakordësia që u vendos mes grupeve politike ishte kjo që të votohej kjo deklaratë, shprehje e një vullneti që mbetej një anakronizëm, historia e ligjit të luftës, që ndikojnë në të drejtat… gjithashtu edhe të popullsisë çame në Greqi.
Ligji i luftës nga Greqia është përdorur dhe është mbajtur në mënyrë të qëllimshme në situata të paqarta.
Dokumenti ka vlerë për palën shqiptare, ndërsa palës greke i kërkohet në kuadrin e marrëdhënieve miqësore ta eliminojë këtë handikap politik. Parlamenti shqiptar bën këtë pjesë, por heqin e ligjit të luftës e ka ai grek”, u shpreh Bylykbashi.
#bashkoi #votat #për #heqjen #ligjit #të #luftës #Greqinë #Bylykbashi #tregon #arsyet
Java News