Aktualitet

Shehi: Trump s’ka hyrë akoma në zyrën e vet, Amerika nuk merret me Berishën

Dashamir Shehi pati një përballje me nënkryetarin e PD, Luçiano Boçi në emisionin Barometri në Euronews Albania.

Shehi kundërshtoi mendimin e Boçit se zgjedhjet e SHBA-së kanë pasur ndikim në vendimin e gjykatës për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.

“GJKKO dha vendimin e duhur por këtu hymë në një politikë konspirative. Trump akoma s’ka hyrë në zyrën e vet, nuk merret me Berishën”, tha Shehi.

Ai shtoi se me krijimin e këtyre ideve, do vijë një moment kur populli opozitar do të zhgënjehet.

“Duke krijuar idetë dhe përceptimet se Trump dhe Amerika është me ne, është e mundur që populli opozitar të zhgënjehet. Kushdo që ka qenë në pushtet ka qenë pro-amerikan. Gjithashtu gjykoj se vendimi duhej të ishte marrë me kohë, gjykatësja ka bërë një punë të mirë”, tha Dashamir Shehi.

#Shehi #Trump #ska #hyrë #akoma #në #zyrën #vet #Amerika #nuk #merret #Berishën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button