Aktualitet

Gjendet i vdekur një person në Tiranë, dyshimet e para

Një person është gjetur pa shenja jete në Tiranë, ndërsa ende nuk është identifikuar.

Policia në njoftim, raporton se në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një person endacak.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.07.2024, në bulevardin “Bajram Curri”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet endacak. Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

#Gjendet #vdekur #një #person #në #Tiranë #dyshimet #para
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button