Aktualitet
Çmim special, Kristjan Asllani nderohet me titullin “Shqiponja e artë”

Mesfushori Kristjan Asllani është vlerësuar nga komuna e Butit në Itali, çmim ky i marrë me 12 korrik. Kryetarja e komunës së Butit në Piza, Arianna Buti, ka nderuar me titullin “Shqiponja e artë”, lojtarin shqiptar.
Medalja “Shqiponja e artë” ju jepet njerëzve, që dallohen në arte, sport dhe kulturë, si dhe angazhimin në komunitet, për të mirën e qytetarëve.
Kristjan Asllani ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Komunën e Butit dhe është vlerësuar si personalitet i rëndësishëm i kësaj zone.
Në nderimin e Asllanit, ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë, që i morën futbollistit edhe autograf.
#Çmim #special #Kristjan #Asllani #nderohet #titullin #Shqiponja #artë
Java News