Aktualitet

Një muaj pas lindjes, Olta Gixhari zbulon emrin e veçantë të djalit, e keni dëgjuar më parë?!

Edhe pse të gjithë pyesnin për emrin sapo aktorja e njohur Olta Gixhari solli në jetë djalin e dytë, ajo ishte e vendosur që do ta tregonte kur të donte. Si natyrë supersticioze që është, në të gjitha bisedat që ka ndarë me miqtë e saj virtualë, Olta ka thënë se emrin “do ta zbulojë shumë shpejt”.

Sot, një muaj pas lindjes së të birit, portretin e të cilit ajo ende nuk e ka treguar publikisht, Olta ka zbuluar emrin. Vogëlushi është pagëzuar me emrin Zeo.

Në foton e fundit me të birin, ndërsa është duke e ushqyer me gji, Olta zbulon: “Zeo, një muaj”.

Me dhjetëra urime kanë shkuar në adresë të mami Oltës, por mes tyre ka edhe nga ata që emri u duket i çuditshëm.

Po cili është kuptimi i emrit Zeo?

Zeo është një emër djali me origjinë hebreje, i cili ka kuptimin “i fuqishëm, misterioz, unik”.

#Një #muaj #pas #lindjes #Olta #Gixhari #zbulon #emrin #veçantë #të #djalit #keni #dëgjuar #më #parë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button