Aktualitet

‘Komisionit të Burgjeve’, merr sot vendim për Belerin: Do të mblidhemi pasdite për lejen e betimit

Komisioni i Burgjeve do të mblidhet pasditen e sotme për të marrë vendim në lidhje me kërkesën e Fredi Belerit për t’u lejuar që të betohet si eurodeputet.

Fredi Beleri ka bërë kërkesë të lirohet përkohësisht nga burgu, për të shkuar në Strasburg, për të bërë betimin si eurodeputet.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ditën e djeshme tha për News24 se Fredi Beleri, i cili ndodhet në burgun e Fierit ku po vuan dënimin për blerje votash, e kishte marrë lejen dhe se do të udhëtonte të hënën në drejtim të Strasburgut, për të bërë betimin si eurodeputet i Demokracisë së Re në Greqi.

Por, kjo është mohuar nga Drejtoria e Burgjeve, e cila në një reagim ditën e djeshme se leja për Fredi Belerin nuk ishte konfirmuar.

Kujtojmë se Fredi Beleri është njëri nga eurodeputetët e Demokracia e Re, partisë së Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Parlamentin Europian, pjesë e grupimit të EPP-së.

Pak ditë më parë ai i bëri një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të lejuar pjesëmarrjen e tij fizikisht në mbledhjen e PE, që do të mbahet më 15 korrik. Beleri është dënuar nga Apeli i GJKKO-së me 2 vjet heqje lirie me akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Gjithsesi, arrestimi nuk e pengoi Belerin që të fitonte Bashkinë e Himarës, por detyrën e kryebashkiakut nuk arriti ta ushtronte, pasi nuk u lejua nga shkallët e gjyqësorit shqiptar që të betohej para Këshillit Bashkiak, sikundër përcaktohet në ligj.

Tashmë Beleri ka humbur funksionin si kryebashkiak i zgjedhur për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe në 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës. Para disa kohësh, pas një procesi me dritëhije, Gjykata e Posaçme e gjeti të drejtë kërkesën e SPAK-ut dhe shpalli fajtor kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes për proces të parregullt dhe të ndikuar politikisht.

#Komisionit #të #Burgjeve #merr #sot #vendim #për #Belerin #të #mblidhemi #pasdite #për #lejen #betimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button