Sport

Zbulohet shifra marramendëse, ja sa milionë paund bonus do të marrin lojtarët e Anglisë nëse fitojnë trofeun e Euro2024

Yjet e Anglisë do të fitojnë një bonus marramendës prej 14 milionë paund nëse fitojnë Euro 2024 të dielën, në një përballe me Spanjën, raporton The Sun.

Pasi humbjes me penallti ndaj Italisë në finalen e fundit të Euro2020, skuadra e Gareth Southgate shpreson të bëjë më të mirën këtë herë në Berlin.

Lojtarët duke përfshirë kapitenin Harry Kane dhe superyllin Jude Bellingham do të ndajnë një shumë që shkon deri në 9.6 milionë puand.

Ndërkohë tekniku Gareth Southgate është në pritje të fitimeve më të mëdha. 53-vjeçari do të marrë një bonus prej 4 milionë paundsh, ndërsa asistentit Steve Holland i është premtuar gjithashtu një shumë e rregullt.

Shuma totale prej 14 milionë paund është një rekord i ri nga Kupa e Botës 2022, kur yjet ishin në radhë për të fituar 13 milion paund .

#Zbulohet #shifra #marramendëse #milionë #paund #bonus #të #marrin #lojtarët #Anglisë #nëse #fitojnë #trofeun #Euro2024
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button