Së shpejti nis përzgjedhja e programeve të studimit nga ish-maturantët, cilat janë dy degët epreferuara

Nëse të gjithë mendojnë për pushimet në këtë periudhë, maturantët janë me laps e letër” për llogaritjet e studimeve të larta.
Tashmë kanë rezultatet e 4 provimeve të Maturës, koeficientët e shkollave të larta dhe presin plotësimin e formularit për zgjedhjen e degëve.
Të hënën e 15 korrikut hapet portali U-Albania për nisjen e procedurave për kandidatët. Ndërsa pas dy javësh, më 30 korrik, nis përzgjedhja e programeve të studimit sipas preferencave të maturantëve. Kreu i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, tregon se si do të procedohet nga universitetet që aplikojnë konkurse si në rastin e Mjekësisë së Përgjithshme, Arkitekturës, Sporteve apo Arteve deri në shpalljen e listës së fituesve.
Referuar kalendarit të publikuara nga Ministria e Arsimit më 30 gusht deri më 14 shtator do të kryhet regjistrimi i kandidatëve fitues në Institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat.
Pas këtij procesi do të ketë dy ditë kohë për çregjistrimin e kandidatëve të cilëve mund t’u jetë krijuar një mundësi më e mirë shkollimi gjatë lëvizjes së listës. Për kuotat e mbetura bosh kryhet një tjetër fazë përzgjedhjeje dhe regjistrimi që do të zgjasë tre ditë.
Referuar provimit të lëndës më zgjedhje, tregues për orientimin e maturantëve në universitete, edhe këtë vit degët më të lakmuara nga të rinjtë janë mjekësia, teknologjia e informacionit, arkitektura dhe inxhinieritë.
#Së #shpejti #nis #përzgjedhja #programeve #të #studimit #nga #ishmaturantët #cilat #janë #degët #epreferuara
Java News