“Ose je i kapur, ose i paaftë”, Bejko ‘shpërthen’ ndaj Bashës: Unë bëra betejën, ky fshihej pas murit

Ish-deputeti i PD, Roland Bejko i ftuar në Report Tv ka folur për situatën në Partinë Demokratike pas vendimit të Apelit që vulën ia kaloi Berishës. Bejko, i cili ka mbështetur më parë Bashën, tashmë është distancuar nga ai, ndërsa zbulon edhe një bisedë ish-kreun e demokratëve kur i ka premtuar mbështetjen por me disa ‘kushte’. Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Bejko thotë se u distancua nga Basha, pasi ai nuk i mbajti premtimet.
“I dhashë mbështetje Bashës me kushtin që të shpikte vetveten, i kam thënë nëse je Basha që je në atë dimension siç ishte kur dhe dorëheqjen, që nga shtatori në mars, nuk bëri asnjë betejë, po je i tillë s’të mbështes thash. Më tha do bëjmë betejë çdo ditë ndaj trekëndëshit të Bermudës. Ika se e pashë që se bënte dot, si qëndroi premtimeve që kishte bërë dhe i humbi të gjitha”, tha Bejko për Report Tv.
Ish-deputeti ‘shpërthen’ ndaj Bashës, duke thënë se që nga rikthimi si kryetar e deri në mes të janarit nuk bëri asnjë deklaratë për mediat. Ose është i paaftë ose është i kapur thotë Bejko, ndërsa për Report Tv zbulon se nga partia iu jepeshin direktiva që mos të sulmonin Sali Berishën gjatë daljeve televizive.
#Ose #kapur #ose #paaftë #Bejko #shpërthen #ndaj #Bashës #Unë #bëra #betejën #fshihej #pas #murit
Java News