Aktualitet

Dhuna ndaj avokatit Mëngjesi, Vocaj tregon detaje nga hetimet për kapjen e agresorëve, ku janë shtrirë kërkimet

Autorët e dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë të jenë në arrati.

Ku kanë kaluar afro 2 muaj nga kjo ngjarje, kërkimet janë shtrirë në të gjithë territorin e Shqipërisë, për kapjen dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Këtë gjë e bëri të ditur drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për shpyp, kur u pyet nga gazetarët.

Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, tha Vocaj për gazetarët.

/a.r

#Dhuna #ndaj #avokatit #Mëngjesi #Vocaj #tregon #detaje #nga #hetimet #për #kapjen #agresorëve #janë #shtrirë #kërkimet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button