Aktualitet

ASK: Kosova ka 1 milion e 586 mijë banorë – në diasporë janë afro 600 mijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

Drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati në konferencën që u mbajt sot deklaroi se regjistrimi ka qenë gjashtë javë, por që ishte shtyrë edhe për një javë, duke shtuar se procesi i regjistrimit ka qenë në mënyrë digjitale.

Kastrati po ashtu njoftoi se regjistrimi i diasporës po vazhdon, derisa bëri thirrje për regjistrim.

“Të dhënat paraprake publikohen disa muaj pas regjistrimit të popullsisë, ne jemi shumë shpejt me këto të dhëna. Rezultatet përfundimtare do t’i shpallim në fund të vitit. Numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë”, tha ai.

Kastrati tha se komunat veriore kanë bojkotuar votimin.



#Kosova #milion #mijë #banorë #në #diasporë #janë #afro #mijë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button