Aktualitet

Endrick ndërpret pushimet për t’iu bashkuar Real Madridit, synon t’i bëjë përshtypje Ancelottit

Brazili u eliminua nga Kupa e Amerikës në çerekfinale, por vetëm dy javë më vonë Endrick do t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit për t’u përgatitur për sezonin 2024/25. 

Interesant është fakti se data e kthimit të tij është pikërisht në ditën kur mbush 18 vjeç, 21 korrik dhe braziliani hoqi dorë nga disa ditë pushimi për të mbërritur më herët. Bashkëlojtarët e mbetur nga skuadra braziliane do të kthehen vetëm në fund të muajit, transmeton Sport.

Objektivi i tij është të marrë pjesë në kampin stërvitor të madrilenëve në Shtetet e Bashkuara, i cili do të fillojë një javë më vonë, më 28 korrik, dhe t’i bëjë përshtypje Carlo Ancelottit, jo më pak për shkak të konkurrencës së lartë në sulm, duke përfshirë ardhjen e një përforcimi tjetër, atë të Kylian Mbappe.

/ Sport/



#Endrick #ndërpret #pushimet #për #tiu #bashkuar #Real #Madridit #synon #bëjë #përshtypje #Ancelottit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button