Aktualitet

Pas SPAK, prokurorë e gjyqtarë nga SHBA takime në Gjykatën e Lartë, zbardhen detaje

Një delegacion me gjyqtarë dhe prokurorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili ndodhet prej disa ditësh në Tiranë, ka zhvilluar një takim në mjediset e Gjykatës së Lartë.

Bisedimet gjatë takimit u përqëndruan në organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen gjyqtarët, pavarësisht vendit ku e ushtrojnë detyrën e tyre, arritjet dhe përpjekjet e vazhdueshme për të dhënë drejtësi dhe për të qenë sa më transparent, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin gjyqësor.

Z. Sadushi vlerësoi kontributin e deritanishëm të qeverisë së SHBA, për të asistuar Gjykatën e Lartë në uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, rezultatet e së cilës sot janë mjaft të dukshme dhe të mirëpritura nga publiku shqiptar. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për një rritje të shkëmbimit profesional mes gjyqësorit të të dy vendeve, si një nga mënyrat për të marrë përvojat më të mira dhe efikase në drejtim të administrimit të drejtësisë, sipas zhvillimeve më të fundit të teknologjisë së informacionit.

Në foto – Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Utah, gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah. Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi dhe anëtarët z. Ilir Panda, z. Artur Kalaja, zj. Albana Boksi, z. Asim Vokshi dhe zj. Margarita Buhali.

#Pas #SPAK #prokurorë #gjyqtarë #nga #SHBA #takime #në #Gjykatën #Lartë #zbardhen #detaje
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button