Ndarja nga jeta e kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, deputetja Flutura Açka: Ka lënë shenjë në median e shkrua

Deputetja Flutura Açka ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Aristir Lumezit, kryeredaktorit të “Gazeta Panorama”, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik shprehet se gazetari i njohur Aristir Lumezi ka lënë shenjë në media e shkruar.
“Aristir Lumezi ️ Padyshim në radhën e gazetarëve shqiptsrë që kanë lënë shenjê në median e shkruar, është edhe gazetari i njohur Aristir Lumezi. i cili u nda nga jeta para kohe.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik i përcjell ngushëllime të thella familjes, të afërmve, kolegëve të Focus Grup dhe Panorama, miqve, të njohurve dhe ndjekësve të shkrimeve dhe opinioneve të tij.
U prehtënë paqe dhe u kujtoftê gjithmonê me dashuri! ️”, shkruan Flutura Açka.
#Ndarja #nga #jeta #kryeredaktorit #të #Gazeta #Panorama #deputetja #Flutura #Açka #lënë #shenjë #në #median #shkrua
Java News