Sport

Nuk e lëshojmë Rei Manajn –

Pas një sezoni shpërthyes në Turqi, Rei Manaj priste hapin e madh në karrierë. Shansi iu dha edhe në Europianin e Gjermanisë, por sulmuesi nuk i mori maksimumin.

Për këtë arsye, për momentin nuk një klub që t’i përgjigjet kërkesës së Sivaspor për të shpenzuar 15 milionë euro për Manajn. Pavarësisht se ka shumë interesime, për momentin, ky çmim duket i lartë.

Këtë e theksoi edhe zyrtari i Sivaspor, Gokhan Karagol. “Nëse ofertat për Rei Manaj nuk arrijnë shifrat që duam, ne nuk do ta lëmë lojtarin të shkojë. Janë 7 klube nga Franca, Rusia, Arabia Saudite dhe Dubai që janë të interesuara”, tha Karagol. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#Nuk #lëshojmë #Rei #Manajn
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button