Aktualitet

VIDEO / E pazakontë! Sekretari i fshin djersët Presidentit të Federatës së Futbollit

Një imazh i pazakontë erdhi nga gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë. Protagonistë ka qenë sekretari i Federatës së Futbollit të Argjentinës dhe presidentit të saj. Luciano Nakis është parë duke i fshirë djersët presidentit Tsiki Tapia. Fillimisht u mendua se Tapia kishte punësuar dikë posaçërisht për këtë punë, por më pas rezultoi se ishte vetë sekretari i Federatës së Futbollit Luciano Nakis.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentuesit kanë pasur kritika të shumta.

Megjithatë, Tsiki Tapia u përpoq që të justifikohej.

“Kisha temperaturë të lartë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe nuk ndihesha mirë. Unë as nuk mund të lëvizja, por nuk doja ta humbja ndeshjen. Prandaj Luciano Nakis ishte aty për të më shoqëruar. Ne jemi një ekip brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.

/a.r



#VIDEO #pazakontë #Sekretari #fshin #djersët #Presidentit #të #Federatës #së #Futbollit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button