Aktualitet

Për dosjen e ‘21 Janarit’ SPAK do të thërrasë si dëshmitar Sali Berishën…

Avokati Romeo Kara ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë që i hapi rrugën Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë dosjen e “21 janarit”, ku gjatë protestës së opozitës në vitin 2011 mbetën të vrarë nga Garda e Republikës 4 qytetarë të pafajshëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Kara zbuloi se provat e masakrës së “21 janarit” janë prishur.

Sipas Karajt, duhet që të thirren si dëshmitarë sa i takon “21 Janarit”, ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi. Ndërkohë, juristi Romeo Kara shtoi se të gjitha rrugët e hetimit të dosjes së “21 Janarit” të çojnë tek Sali Berisha dhe stafi i tij i ngushtë, me të cilin siç thotë ai, ish-kryeministri i shpallur “non-grata” nga Londra e Uashingtoni mori peng vendin përgjatë qeverisjes së tij dhe opozitën më pas.

-Zoti Kara, Gjykata e Lartë i hapi rrugën SPAK-ut të hetojë dosjen e “21 janarit”? Si e shikoni këtë vendim? A do të ketë me ne fund drejtësi për këtë ngjarje te tmerrshme?

Kthimi në vëmendjes te kësaj çështjeje me gjithe vitet qe kaluan, flet për natyrën qe ka ne thelb drejtësia: ajo vonon, por kurrë nuk harron. Gjykata e Strasburgut, e vene ne lëvizje nga familjaret e te të ndjerit Nika, hapi siparin e rihetimit te plote te ngjarjes, gjë qe tashme u sanksionua edhe me vendimin e fundit te Gjykatës se Larte. Pra, dyshohet për nje krim te organizuar shtetëror. Tashme do te jete detyre e SPAK-ut qe te hetojë te gjithe zinxhirin komandues te Gardës se Republikës dhe me tej lidhur me dhënien e urdhrit për hapjen e zjarrit si dhe personat qe vonuan hetimin e saj, arrestimin e autoreve dhe prishjen e provave. Realisht shpresoj se me ne fund kjo ngjarje do te zbardhet dhe drejtësia do te thotë si duhet fjalën e saj.

-Kreu i SPAK, Altin Dumani ka qenë prokurori i Apelit për çështjen dhe e njeh shumë mirë dosjen. Është ballafaquar në Apel, ka përgatitur një pjesë të raportit bashkë me kolegun e tij atë kohë. Për sa kohë, prokurorët në atë kohë në Apel, kërkuan “vrasje me dashje” për zyrtarët e Gardës së Republikës, patjetër që ato kanë pasur një bindje referuar provave, materialeve dhe hetimeve. Mendoni se këtë herë do të dënohet Sali Berisha?

Shkurt dhe qarte, te gjitha rrugët e hetimit te çojnë tek Sali Berisha dhe stafi i tij i ngushte, me te cilin mori peng vendin përgjatë qeverisjes dhe opozitën me pas. Edhe vete deklarimet e tij publike pas kësaj ngjarjeje kriminale, flasin ne favor te inkriminimit te tij. Besoj se SPAK-u do te thërrasë tashme si dëshmitarë dhe persona qe kane dijeni për ngjarjen mjaft persona qe nuk jane thërritur me pare dhe qe realisht do te sjellin nje këndvështrim me te plote për ngjarjen.

-Për “21 Janarin” nuk janë marrë, apo nuk kanë dhënë dëshmitë e tyre eksponentë të kohës që nga Ish-kryeministri e deri te drejtues të tjerë. A duhet që të merren dëshmitë e tyre?

Pikërisht për ketë e kisha fjalën. Besoj se ish-Prokurorja e Përgjithshme, ish Presidenti i kohës, ish funksionare te Kryeministrisë dhe me tej, do te pyeten dhe do te japin dëshmi te vlefshme për zbardhjen e plote te saj.

-Sali Berisha ka pranuar “Live” në televizion se dha urdhër për të shtënë mbi protestuesit dhe ish-kreun e opozitës, a mjafton sipas jush vetëm kjo provë që ai të dënohet?

Ky deklarim mjafton për te plotësuar tablonë e ngjarjes, ku hetimi i plote kërkon te analizohet sjellja e palëve përpara saj, përgjatë saj dhe pas saj. Ajo deklarate qëndron se nje vetëfajësim i Berishës ku ne delir deklaronte me mburrje se zyra e tij ishte me e vlefshme se gjaku i shqiptareve dhe e drejta për te protestuar kundër korrupsionit te qeverise se tij.

-Thonë se serverin e fshirë nga Berisha në Kryeministri e kanë në dorë ekspertët amerikanë, mendoni se aty ka prova që nxjerrin zbuluar vrasësit e “21 janarit”?

Besoj se po. Ky është nje fakt i ditur tashme dhe ka shume mundësi qe te kemi edhe deklarime te vlefshme lidhur me te nga vete personat përgjegjës te asaj kohe te serverit. Sugjeroj fort qe këta persona te merren nen mbrojtje nga organi i akuzës. Koha e përballjes se Sali Berishës me te vërtetat e tij dhe drejtësinë, po afron. Kemi besuar fort ne këtë gjë dhe shpresojmë qe drejtësia te thotë sa me shpejt dhe sa me sakte fjalën e saj.

#Për #dosjen #Janarit #SPAK #të #thërrasë #dëshmitar #Sali #Berishën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button