Aktualitet

Hapet Forumi i 10-të i Qytetërimit Botëror Nishan në Kinën Lindore, promovon shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjelltë midis vendeve

Të mërkurën u hap në Qufu të provincës Shandong të Kinës Lindore Forumi i 10-të i Qytetërimit Botëror Nishan, i cili fokusohet në kulturën tradicionale dhe qytetërimin modern. Forumi do të ketë më shumë se 20 aktivitete, duke përfshirë fjalimet kryesore, intervistat e nivelit të lartë, panelet e diskutimit etj.

Forumi Botëror i Qytetërimit Nishan promovon në mënyrë aktive shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjelltë midis vendeve, grupeve etnike dhe kulturave të ndryshme në botë. Ai fokusohet në çështjet kryesore me interes të përbashkët dhe pasurohet me mençuri nga shkëmbimet dhe diskutimet.

Forumi është i organizuar në gjashtë nëntema, duke përfshirë “Shkëmbimet dhe mësimet e ndërsjellta të qytetërimeve nën sfidat globale”, aktivitete si Dialogu i Qytetërimeve Klasike Kinë-Itali etj. (Çang Çuo)

#Hapet #Forumi #10të #Qytetërimit #Botëror #Nishan #në #Kinën #Lindore #promovon #shkëmbimet #dhe #mësimin #ndërsjelltë #midis #vendeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button