Aktualitet

“Nuk mund të biem dakord 5 veta për 2 sekonda”, GJKKO i merr në pyetje! Ekspertët e Gërdecit: Na i çoni me shkrim…

Në seancën e sotme ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, Gjykata e Posaçme ka marrë në pyetje ekspertet që kanë përpiluar aktin ekonomiko-financiar të dosjes “Gërdeci”.

Bexhet Zeqiri (aktualisht punonjës i KLSH): Paraprakisht na jepni një kohë të dytë për t’ju përgjigjur pyetjeve. Nuk mund t’i përgjigjemi pyetjeve për një akt që e kemi bërë 17 vjet më parë 5 vetë, secili në kokë të vet.

Avokati Saimir Visha: Cili është kualifikimi juaj profesional, gradë shkencore?

Rasim Metallari (auditues pranë Universitetit të Mjekësisë): Jam certifikuar nga një komision ad hoc në Ministrinë e Financave. Unë ekspert i licensuar nuk jam.

Avokati Saimir Visha: Ku punonit kur u caktuat ekspert?

-Në ministrinë e Financave. Nuk e mbaj mend sa kohë kemi marrë për aktin, disa muaj.

Avokati Saimir Visha: Si e keni ndarë punën? Kush e ka shkruar?

Metallari: Të gjithë bashkë. E kemi firmosur dhe shkruar bashkë, të pestë bashkë. Për pjesën ushtarake është specialisti. Unë jam financier, jo ushtarak.

Avokati Saimir Visha: Ju të gjithë bashkë keni bërë interpretim në akt, që shënimet e ministrit janë urdhra. Mbi ç‘bazë e keni bërë?

Bexhet Zeqiri: Ne e kemi të vështirë të biem dakord për çdo përgjigje. Ndaj kërkoj t’i marrim pyetjet me shkrim dhe të përgjigjemi. S’mund të biem dakord 5 veta për 2-3 sekonda. Na vini në vështirësi edhe ne.

Marrja në pyetje ka ardhur për shkak se avokatët e Mediut kanë kërkuar kryerjen e një ekspertimi të ri me 3 ekspertë të pavarur. Referuar seancës së kaluar, avokati Henrik Logori tha se një nga ekspertët deklaroi se kishin kryer akt-ekspertimin ekonomiko-financiar, jo si ekspert, por si nëpunës publik i atashuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

/a.r

#Nuk #mund #të #biem #dakord #veta #për #sekonda #GJKKO #merr #në #pyetje #Ekspertët #Gërdecit #çoni #shkrim..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button