Aktualitet
Po bënte shëtitje me jet-ski në Ksamil, e mitura bie nga mjeti ujor dhe plagoset rëndë, niset drejt Traumës me helikopter

Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Durrësi, por me banim në Itali është transportuar para pak çastesh me helikopter nga Spitali i Sarandës drejt Spitalit të Traumës.
Vajza me inicialet E.Gj, ishte së bashku me të vëllanë duke shëtitur me jet-ski në Ksamil kur është rrëzuar. Ajo është dërguar fillimisht me urgjencë në Spitalin e Sarandës nga Ksamili, por për shkak të gjendjes dhe për një mjekim më të specializuar është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes.
#bënte #shëtitje #jetski #në #Ksamil #mitura #bie #nga #mjeti #ujor #dhe #plagoset #rëndë #niset #drejt #Traumës #helikopter
Java News