Aktualitet

Mandati i Olta Xhaçkës/ Kuvendi kërkesë Kushtetueses të rishqyrtojë çështjen: Drejtojuni për opinion Komisionit të Venecias

Kuvendi i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të kërkojë një interpretim nga Komisioni i Venecias lidhur me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ish-ministres së Mbrojtjes dhe ish-ministres së Jashtme në qeverinë Rama.

Parlamenti i kërkuar Gjykatës Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qëllim kërkimin e një opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

#Mandati #Olta #Xhaçkës #Kuvendi #kërkesë #Kushtetueses #të #rishqyrtojë #çështjen #Drejtojuni #për #opinion #Komisionit #të #Venecias
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button