Aktualitet

Akuzat për Xibrakën, SPAK përgënjeshtron Bardhin: S’ka bërë kallëzim për Olsi Ramën!

Në një takim të zhvilluar me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur disa pyetjeve, për çështje që kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Një prej këtyre çështjeve është edhe dosja “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se ka bërë kallëzim ndaj Olsi Ramës.

Por kreu i SPAK u shpreh se ka nisur një hetim për këtë dosje, e cila është rihapur, por sqaroi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka asnjë kallëzim, ndryshe nga sa ai pretendon në daljet mediatike.

“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera.

/a.r

#Akuzat #për #Xibrakën #SPAK #përgënjeshtron #Bardhin #Ska #bërë #kallëzim #për #Olsi #Ramën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button