Aktualitet

“Nëse ata do të luanin në oborrin tim, unë do t’i ulja perdet” – ish lojtari i Chelseat me kritika të ashpëra ndaj Francës

Franca u kualifikua në çerekfinalen e Euro 2024 pasi mundi Portugalinë me penallti në një ndeshje të dobët që përfundoi 0-0 pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë.

Gjelat nuk kanë shënuar ende një gol nga një lojtar në këtë turne europian dhe janë kritikuar për paraqitjen e tyre, transmeton Sport.

Mes kritikëve të skuadrës është edhe ish-sulmuesi i Chelseat, Chris Sutton, i cili bëri një koment interesant për lojën e gjelave.

“Nëse ata do të luanin në oborrin tim, unë do t’i ulja perdet”, tha Sutton.

Tashmë për Francën është përballja me Spanjën, në të cilën do të përcaktohet një nga finalistët e Europianit të Gjermanisë.

/ Sport.



#Nëse #ata #të #luanin #në #oborrin #tim #unë #ulja #perdet #ish #lojtari #Chelseat #kritika #të #ashpëra #ndaj #Francës
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button