Arrestohet një shtetas turk për therjen e 26-vjeçarit në Prizren, i cili vdiq në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personi i cili u arrestua të dielën mbrëma për therjen me thikë në Prizren është shtetas i Turqisë.
Viktima ka ndërruar jetë gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.
Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
U ther me thikë të shtunën e vdiq mbrëmë, çka dihet për rastin e 26 vjeçarit në Prizren
#Arrestohet #një #shtetas #turk #për #therjen #26vjeçarit #në #Prizren #cili #vdiq #në #QKUK
gazetablic.com