Sport

VIDEO/ Kërkohet nga Reali! 17-vjeçari dështon me Brazilin, pasimin e vetëm të saktë e dha kur nisi loja –

Endriku shihet si një nga talentet më premtuese braziliane. Lojtari 17-vjeçar ka rënë në radarët e Realit të Madridit, ndërsa vlera e kartonit të tij në “Transfermarkt” vlerësohet 60 milionë euro. Por sulmuesi i Palmeirasit ka dështuar me fanellën e Kombëtares së Brazilit.

Endriku ka dhënë vetëm një pasim të saktë përgjatë kohës së ka qenë në fushë në përballjen e sotme kundër Uruguajit. Për më tepër, ky pasim ndodhi në momentin kur arbitri i vërshëlleu bilbilit për të nisur lojën. Lojtari brazilian humbi gjithë duelet me kundërshtarët, ndërsa ato pak topa të pasuar prej tij asnjë herë nuk përfunduan në këmbët e shokëve të tij të skuadrës. Brazili u eliminua nga Kupa e Amerikës, teksa uruguajanët u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Kërkohet #nga #Reali #17vjeçari #dështon #Brazilin #pasimin #vetëm #të #saktë #dha #kur #nisi #loja
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button