Aktualitet

Tenori i famshëm Gëzim Myshketa kthehet pas 12 vitesh me një koncert recital në amfiteatrin e Durrësit.

Pas 12 vitesh baritoni i njohur me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa, është rikthyer në Durrës me një koncert recital i realizuar në amfiteatrin antik të qytetit.

Ne këtë performancë unike, mjeshtri i njohur u shoqerua nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e Teatrit Kombetar te Operas dhe Baletit.

Për artdashësit durrsakë Baritoni Myshketa interpretoi jo vetëm pjesë operistike si “Karmen” apo “Traviata”, por edhe pjesë emblematike si “Për ty atdhe”, krijimtari nga kompozitori i famshëm Ennio Morricone, Nino Rota etj

Megjithëse ka performuar në shumë skena botërore, para shumë personaliteteve të famshëm, kjo mbremje gala në vendlindje mbarti një emocion të veçantë për Myshketën.

Koncerti u ndoq nga shumë qytetarë dhe të ftuar nderi.

I titulluar “Durrës opera art of singing”, iniciativë që lindi si një ëndërr e këngëtarit lirik për t’i dhënë një tjetër peshë qytetit të tij të lindjes në fushën operistike, ai u organizua në bashkëpunim me Bashkinë, Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe Qendrën Muzeore Durrës.

Gëzim Myshketa , fitues i disa çmimeve prestigjioze është i njohur për debutimet e tij në kryevepra botërore në skenat e teatrove të Italisë, Japonisë, Koresë, SHBA-së, Gjermanisë dhe më gjerë.

#Tenori #famshëm #Gëzim #Myshketa #kthehet #pas #vitesh #një #koncert #recital #në #amfiteatrin #Durrësit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button