Aktualitet

Ligji për mjekët “ndez” debate, “ministria po shkel autonominë, skeptikë edhe deputetët socialistë”

Javën e tretë të korrikut pritet të miratohen ndryshimet e  propozuara nga Ministria e Shëndetësisë në ligjin për Urdhrin e Mjekut.

Masat e reja u bënë publike nga ministrja Albana Koçiu para shefave të shërbimit në QSUT pak ditë pas skandalit në shërbimin Onkologjik.

Këto propozime kanë shkaktuar reagime në radhët e mjekëve të cilët  jashtë kameras shprehen kundërmasave drastike sic i cilësojnë ata.

Edhe ish-ministra të Shëndetësisë, aktualisht deputetë në komisionin e shëndetësisë e quajnë anti-ligjore ndërhyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë në kompetencat e  organit të Urdhrit të Mjekut.

Sipas Tritan Shehut dhe Petrit Vasilit këto masa  shkelin të drejtat e njeriut, të drejtat e punës dhe nuk do të zgjidhin problemet e pacientëve në spitalet publike.

Ish drejtues të shëndetësisë kanë shprehur qëndrimet e tyre edhe për autonominë spitalore që po ndërmerr ministria e Shëndetësisë.

Petrit Vasili thotë se ky proces aplikohej në disa spitale të vendit para ardhjes në pushtete të socialistëve që sipas tij e centralizuan shëndetësinë.

Ndërkohë deputetë të mazhorancës  në komisionin e shëndetësisë, më profesion mjekë, pasi janë njohur me propozimet për ligjin e urdhrit të Mjekut shprehen skeptikë ndaj tij.

Jashtë kameras ata thonë se ndryshimet duhet të jenë të studiuara mirë për të arritur qëllimin, luftë korrupsionit dhe cilësi shërbimi ndaj pacientëve.

Organi i urdhrit të Mjekut ende nuk është shprehur për këtë çështje që pritet të shkaktojë reagime të ashpra në kuvend por edhe mes radhëve të mjekëve.

A2 News

#Ligji #për #mjekët #ndez #debate #ministria #shkel #autonominë #skeptikë #edhe #deputetët #socialistë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button