Postimi i veçantë, Ambasada amerikane në Tiranë kujton Ismail Kadarenë

Ambasada amerikane në Tiranë ka zgjedhur ta kujtojë në një tjetër formë shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadarenë, i cili u nda nga jeta më datë 1 korrik 2024.
Ambasada iu ka kërkuar diplomatëve amerikanë të saj në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa nga veprat më të njohura të shkrimtarit të madh.
“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postimin e ambasadës.
Në postimin e ambasadës amerikanë janë edhe përshtypjet e diplomatëve për librat e Kadaresë.
#Postimi #veçantë #Ambasada #amerikane #në #Tiranë #kujton #Ismail #Kadarenë
Java News