Aktualitet
E rëndë në Kukës, humb jetën një person, u fut për t’u larë në liqen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në liqen.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, ku viktima është identifikuar si H. C., rreth 81 vjeç. I moshuari duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit.
#rëndë #në #Kukës #humb #jetën #një #person #fut #për #larë #në #liqen
Java News