Aktualitet

Hapja e tunelit të Llogarasë, qytetarët: Investim shumë i mirë, me të gjitha standartet evropiane

Qytetarët shprehen të kënaqur për tunelin e Llogarasë, që u hap të premten, një ndër veprat më të rëndësishme që shkurton distancën nga Dukati në Palasë në vetëm 7 minuta.

Drejtuesit e mjeteve që kanë pasur mundësi të kalojnë ditën e parë në këtë tunel prej 6 kilometrash thonë se është një investim shumë i mirë me të gjitha standartet evropiane.

“Kam shëtitur në të gjithë Evropën, por ky tunel nuk kam parë”, tha një qytetar.

“Shumë rrugë e mirë, me standarte. Jemi shumë të kënaqur për shkak se ne banojmë këtu dhe do e kemi më të lehtë.”, u shpreh një banor i zonës.

“Kjo ishte një ëndërr e bukur për ne. Një gjë fantastike. Një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë.”, shtoi një tjetër.

“Rruga shumë e bukur, ul kohën, shkurton distancën dhe është fantastike”, tha një qytetar.

“Shyqyr që erdhi kjo ditë, ta gëzojmë se kemi vuajtur gjithë jetën. Bravo Edi Rama.”

#Hapja #tunelit #të #Llogarasë #qytetarët #Investim #shumë #mirë #të #gjitha #standartet #evropiane
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button