Aktualitet

Kamionët u futën me ngarkesa në tunelin e Llogarasë, gjobë pronarit

Pronari i dy mjeteve kamion është ndëshkuar me gjobë pasi dyshohet se ka lejuar qarkullimin e kamionëve duke shkelur kufizimet të cilat më herët janë publikuar sa i përket lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës mjetet janë konstatuar gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, më tej është identifikuar dhe ndëshkuar administrativisht pronari i dy kamionëve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasiguruara.

Gjoba është vendosur 13000 lekë për secilin kamion, ndërkohë që policia u bën apel qytetarëve të denoncojnë nëse konstatojnë raste të tilla.

#Kamionët #futën #ngarkesa #në #tunelin #Llogarasë #gjobë #pronarit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button