VIDEO/ Jo vetëm Toni Kroos! Fabian Ruiz “i mbylli karrierën” 3 lojtarëve të Gjermanisë me një lëvizje, nuk ka nevojë për koment –

Spanja mundi Gjermaninë me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë dhe kaloi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Një ndeshje të shkëlqyer ka luajtur sërish Fabian Ruiz, i cili me lëvizjen e tij të pabesueshme “tërhoqi” tre lojtarë gjermanë, mes tyre edhe Toni Kroos.
Se sa ishte i disponuar për lojën e tregoi më së miri situata në minutën e 80-të, kur me një driblim fantastik nxori nga loja tre kundërshtarë. Kroos, Muller dhe Wirtz u përpoqën të ndalonin Ruizin, por ai i kapi ata plotësisht në befasi me një driblim brilant, i cili në rrjetet sociale është komentuar si një “mbyllje karriere” për 3 lojtarët në fjalë, pavarësisht se një prej tyre e kishte marrë tashmë rrugën, Kroos. /Sport Ekspres/
FABIAN RUIZ. ??pic.twitter.com/d3Q6HwbskC
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) July 5, 2024
#VIDEO #vetëm #Toni #Kroos #Fabian #Ruiz #mbylli #karrierën #lojtarëve #të #Gjermanisë #një #lëvizje #nuk #nevojë #për #koment
SportExpress