Aktualitet

Gundogan për Rodri: “Ai është një nga tre mesfushorët defanziv më të mirë në botë”

Mesfushori i Gjermanisë, Ilkay Gundogan foli për kundërshtarët e ardhshëm të Gjermanisës, Spanjën dhe gjithashtu për ish-bashkëlojtarin e tij nga koha e tij në Manchester City, Rodri.

Gundogan foli me lavdata të larta për mesfushorin spanjoll, Rodri duke e cilësuar atë si nga më të mirët në botë, transmeton Sport.

Ai është aktualisht në mesin e dy ose tre mesfushorëve më të mirë mbrojtës në botë, ndoshta edhe më të mirët. Ju gjithmonë mund t’ia kaloni topin, ai gjithmonë e kërkon atë, ai pothuajse gjithmonë merr vendimin e duhur dhe pothuajse kurrë nuk e humb topin. Ai është një lojtar që çdo trajner dhe çdo skuadër do të donte ta kishte në krah”.

Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë luhet nesër nga ora 18:00.

/ Sport/



#Gundogan #për #Rodri #është #një #nga #tre #mesfushorët #defanziv #më #të #mirë #në #botë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button