Aktualitet

Rrëzohet një helikopter privat në Kanada, humb jetën piloti, plagosen dy pasagjerët

Një helikopter privat u rrëzua në British Columbia në Kanada ku humbi jetën piloti dhe mbetën të plagosur dy pasagjerë të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në afërsi të kufijve administrativë të provincës Alberta dhe shkaqet janë ende të paqarta.

“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit u vendosën në zonë dhe gjetën helikopterin dhe pilotin, i cili fatkeqësisht kishte vdekur”, tha zëdhënësi i policisë federale, James Grundy.

Ai sqaroi se në bordin e helikopterit ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital me lëndime dhe gjendja e tyre nuk ngjall shqetësim. Emri i pilotit nuk u bë i ditur, por autoritetet thanë se ai ishte një fermer.



#Rrëzohet #një #helikopter #privat #në #Kanada #humb #jetën #piloti #plagosen #pasagjerët
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button