Aktualitet

Një tjetë i përfshirë në vrasjen e Joyt? Ja ç’zbuluan kamerat

Një tjetër person i shtohet listët të së hetuarve nga Policia dhe Prokurorisë së Tiranës, si një tjetër i dyshuar për vrasjen e kenianes Joy Ayoko. Disa ditë më parë, oficerë të Komisariatit nr.1 në Tiranë kanë shoqëruar për të marrë në pyetje një tjetër person. Emri i tij ka dalë pas dëshmisë që ka dhënë Rodin Barçi, shoferi i kazinosë ku punonte keniania, si dhe miqtë e tij. I hetuari i ri i policisë dhe prokurorisë, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, gjithashtu mësohet se është punonjës po në të njëjtën kazino. Deri më tani mësohet se ai ka pohuar se ka pasur marrëdhënie intime me 22-vjeçaren, por nuk kishte dijeni për ndonjë konflikt të saj.

Burime nga grupi hetimor thanë për ABC News, se nga kqyrja që i është bërë kamerave të sigurisë së kazinosë ka rezultuar se i hetuari dhe vajza keniane shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Po ashtu, po këto kamera kanë “zbuluar” se ai kishte qenë në banesën e kenianes dy ditë para se ajo të gjendej në gjendje të rëndë për jetën.

Keniania 22 vjeçare kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino. Në trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë që dyshohet se e reja pasi u dhunua mund të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte me qira.

Joy Ayoko u gjet e rrëzuar nga kati i tretë i banesës ku jetonte me qira, pranë vilave gjermane në gusht të vitit 2022. Ajo shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. 22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë. Ndërkohë, Policia e Shtetit nuk ka vendosur në pranga asnjë person për sulmin makabër ndaj të resë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button