Sport

Ky do të jetë Europiani im i fundit –

Portugalia arriti të kualifikohej në çerekfinale të Kampionatit Evropian, por në ndeshjen e 1/16-tës së mbrëmshme ndaj Sllovenisë pamë sërish lotët e Cristiano Ronaldos. Ai shpjegoi pse po qante.

Edhe pse shumë thonë se për të kanë rëndësi vetëm statistikat personale dhe se është shumë egocentrik, sipas tij arsyet janë të ndryshme.

“Kjo do të jetë EURO ime e fundit, me siguri… sigurisht”, filloi Ronaldo dhe më pas vazhdoi:

“Por unë nuk jam i prekur nga kjo, jam i prekur nga entuziazmi. Më vjen keq për fansat. Do të bëj gjithmonë më të mirën për këtë fanellë, pavarësisht nëse më mungon apo jo. Dhe këtë do ta bëj gjithë jetën time. Ju keni përgjegjsi mbi shpatulla”, tha Ronaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#të #jetë #Europiani #fundit
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button