Sport

Nuk do t’i japin kaq para sa në Rusi –

Mario Mitaj dëshiron largimin nga Lokomotiva e Moskës për të provuar veten në një kampionat më të fortë. Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer me fanellën kuqezi dhe interesi për të nuk mungon. Por ish-lojtari rus, Dmitri Bulykin-i, e sheh të vështirë transferimin e 20-vjeçarit. Sipas “Legalbet”-it, pagesa që do të ofrojnë klubet e tjera do të jetë më e ukët se ajo që Mitaj përfiton te Lokomotiva e Moskës.

“Nëse ka ndonjë ofertë, klubi nuk do të refuzojë ta shesë atë. Po, mund të gjesh opsione për të në Evropë, por është e vështirë. Nuk e di sa është paga e tij, por supozoj se është më e lartë se në klubet mesatare evropiane dhe do të jetë e vështirë për të që të kalojë në një klub të madh. Mitajt nuk do t’i jepen të njëjtat para si në Rusi”, ka thënë Dmitri Bulykin-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Nuk #japin #kaq #para #në #Rusi
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button