Aktualitet

Një film për Ismail Kadarenë, regjisori Pirro Milkani: Bashkëpunimi ishte një mrekulli!

Regjisori Piro Milkani mban firmën e një filmi dedikuar Ismail Kadaresë, për jetën e tij. Milkani ka treguar si e pa ai bashkëpunimin me kolosin e letërsisë shqipe. “Nuk e falte mediokritetin”, thotë Milkani, prandaj rrëfen se ishte shumë i emocionuar për bashkëpunimin. Herë pas here Kadare ka dhënë kritika dhe sugjerime për filmin që zgjati për rreth 1 orë e 10 minuta, por në fund tregon se ishte i lumtur nga rezultati.

“Ishte një bashkëpunim me Kadarenë, kam bashkëpunuar me të që në 1969, kemi pasur takime dhe diskutime të ndryshme, kënaqësi ishte e veçantë, realizuam një film për 1 orë e 10 minuta, ishte një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, xhiruar në Gjirokastër, Moskës, Parisë e Tiranë, Kadare interesohej shumë, më pyeste “pse e vonon kaq shumë” dhe unë i thoja që “dua të bëjë një film shumë të mirë”. Pata emisione të veçanta se është një njeri që nuk fal mediokritetin e realizmit, kishim shumë emocion dhe shkuam në studio për të parë punën, kisha shumë emocion, filloi të bënte disa vërejtje thelbësore dhe disa sugjerime. Një njeri me mendje të ndritur dhe autoritar. Bashkëpunimi ishte një mrekulli”, tha Pirro Milkani per A2 CNN.

Ismail Kadare ndërroi jetë këtë të hënë, (1 korrik 2024) në moshën 88-vjeçare në urgjencës e Tiranës. Kandidati për Nobel në Letërsi, është njohur si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihej edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë./a.m.

#Një #film #për #Ismail #Kadarenë #regjisori #Pirro #Milkani #Bashkëpunimi #ishte #një #mrekulli
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button