Life Style

U nda nga jeta mëngjesin e sotëm, ja kur do të mbahen homazhet për të madhin Ismail Kadare

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shkrimtari i madh Ismail Kadare. Homazhet për shkrimtarin do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11. Ceremonia do të kryhet nga Kryeministria.

“Homazhet janë marrë përsipër nga kryeministri, një figurë e tillë e madhe i përket kombit tonë.”, tha pak më parë botuesi i Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri.

Aktualisht trupi i Kadaresë ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet.

Kjo është fotoja e fundit e Ismail Kadaresë te Juvenilja, ku shkonte përditë të pinte kafen dhe takonte njerëz. Atje ai piu dhe kafen e fundit. A.K./TemA

#nda #nga #jeta #mëngjesin #sotëm #kur #të #mbahen #homazhet #për #të #madhin #Ismail #Kadare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button