Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim reagon për ndarjen nga jeta të Kadaresë, publikon foton e veçantë

Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Kim shkruan se Kadare do të jetë i pavdekshëm për shkak të pasurisë letrare që la pas, dhe si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj shkruan ajo, ai kapërcen kohën dhe vendin.

“Ismail Kadare e vendosi Shqipërinë në hartën letrare, por si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj, ai kapërcen kohën dhe vendin. Është bukur të dish se shumë kohë pasi ai dhe ne të kemi ikur, dikush që nuk ka lindur ende do të marrë një nga librat e tij, ai mund të jetë “Prilli i thyer”?, ndoshta “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”? Ai do të jetë i pavdekshëm”, shkruan ajo krahas një fotoje ku shihet krah shkrimtarit.

#Ishambasadorja #Yuri #Kim #reagon #për #ndarjen #nga #jeta #të #Kadaresë #publikon #foton #veçantë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button