Aktualitet

“Të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit në BE”, ministri Hasani: Faktorët e tretë, rrezik real për rajonin

Prej Janarit Shqipëria ka marrë kryesinë e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore.

Nga aktiviteti organizuar nga parlamenti Shqipërisë me temë “ Roli parlamenteve në mbikëqyrjen e qeverive dhe proceset e integrimit europian, ministri punëve të jashtme Igli Hasani shpjegoi se përse BE duhet t’i japë fund vonesave dhe zvarritjeve me Ballkanin Perëndimor.

“Të shtyrë edhe nga rreziku real i influencës së drejtpërdrejtë ose hibride të faktorëve të tretë në rajon, gjykojmë se është koha që vendet anëtare të Bashkimit Europian t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të angazhohen pa vonesë e pa rezerva kundrejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. I shprehim mirënjohjen tonë Hungarisë, e cila, sot më 1 korrik, merr kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, duke përcaktuar si një prej prioriteteve të presidencës së saj zgjerimin e vonuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri.

Shqipëria është anëtare e Nismës për Evropën Qendore prej vitit 1996./ s.e.

#Të #përshpejtohet #procesi #integrimit #të #Ballkanit #në #ministri #Hasani #Faktorët #tretë #rrezik #real #për #rajonin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button