Vdekja e Kadaresë, reagon Ambasada amerikane në Tiranë: Thellësisht të pikëlluar! Vepra e tij krijoi ura midis Shqipërisë dhe botës

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 88-vjeçare të Ismail Kadaresë, shkrimtari i njohur ndërkombëtarisht.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexues në mbarë botën. Kujtojmë me kënaqësi që Ambasada e SHBA nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë në vitin 2020.
Vepra e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij në letra. Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar”, thuhet në reagim.
#Vdekja #Kadaresë #reagon #Ambasada #amerikane #në #Tiranë #Thellësisht #të #pikëlluar #Vepra #tij #krijoi #ura #midis #Shqipërisë #dhe #botës