Aktualitet
VIDEO / Tentuan t’i afrohen Ramës te QSUT, shoqërohen në polici disa të rinj

Pas takimit të Edi Ramës me drejtuesit e shërbimeve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, disa të rinj aktivistë kanë tentuar t’i afrohen kryeministrit, por që janë ndaluar nga Policia.
Reagimi i tyre vjen pas skandalit të Onkologjikut, ndërkohë që një aktiviste tentoi t’i afrohej Ramës për t’i dhënë një broshurë për protestën e ditës së sotme përpara Ministrisë së Shëndetësisë në orën 19:00.
Ndërkaq Qëndresa qytetare ka reaguar duke kërkuar “lirimin sa më parë të aktivistëve dhe vlerësojmë se kjo masë e policisë është më shumë se e tepërt. Të rinjtë janë dërguar forcërisht tek Komisariati nr. 4 në Tiranë”.
#VIDEO #Tentuan #afrohen #Ramës #QSUT #shoqërohen #në #polici #disa #të #rinj
Java News