“Yjet nën yje”, oborri i Teatrit “Migjeni” kthehet në një skenë te madhe muzike dhe humori

“Yjet nën yje”, në Teatrin “Migjeni” ka rikthyer emocionet e muzikës dhe humorit si dikur në kafe të madhe. Një nisëm e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës që ka kthyer në skenë të madhe sheshin para teatrit “Migjeni”, ndërkohë që nuk ka munguar edhe video-mapping në fasadën e Teatrit të Shkodrës me imazhet e artistëve që kanë bërë epokë në artin shqiptar e që sot nuk jetojnë më.
Në skenë janë ngjitur emrat e mëdhenj të muzikës dhe humorit, Bujar Qamili, Myfarete Laze, Edmond Halili dhe Drande Xhaj, e gërshetuar edhe me emrat e rinj të skenës, Jozefina Simoni, Akil Vorfi dhe Tan Brahimi.
Të pranishëm përveç publikut që kishte mbushur sheshin para teatrit “Migjeni”, kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe drejtues vendorë.
Për më shumë se 2 orë, sheshi para teatrit Migjeni është kthyer në një skenë të madhe arti, ku së bashku me këngëtarët kanë kënduar edhe spektatorët e shumtë.
Dy emrat e mëdhenj të muzikës shkodrane dhe shqiptare, në intervistën e dhënë për mediat janë shprehur të kënaqur më këtë event që rikthen traditën por që i jep hov aktiviteteve kulturore në Shkodër.
Yjet nën yje është një nisëm e Ministrisë së Kulturës e cila do të vijojë edhe në vitet e tjera me gërshetimin e artistëve që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar e ndërthurur kjo edhe me emrat e rinj që kanë ngjitur hapat në skenat shqiptare.
/a.r
#Yjet #nën #yje #oborri #Teatrit #Migjeni #kthehet #në #një #skenë #madhe #muzike #dhe #humori
Java News