Aktualitet
Novobordë: Një person has një mjet të pashpërthyer afër shtëpisë, lajmëron policinë

Një person në fshatin Bolevc të Novobërdës të premten ka hasur një mjet shpërthyes në pyll afër shtëpisë.
“Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e PK-së për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar-granatë dore M 57, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.
Aty shkruan gjithashtu se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
#Novobordë #Një #person #një #mjet #të #pashpërthyer #afër #shtëpisë #lajmëron #policinë
gazetablic.com