Kritika të mëdha ndaj tij, vjen reagimi nga Bellingham: E di që ka shumë negativitet jashtë fushës

Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një sezon marramendës te Real Madrid-i, tani fokusi i Jude Bellingham është totalisht te EURO 2024.
Përveç golit të shënuar ndaj Serbisë, talenti nuk arriti të ndikojë shumë në lojën e Anglisë, pavarësisht se kaluan në fazën e 1/8-ave.
Në një situatë të tillë kritikat ndaj tij janë shtuar, por vetë Bellingham ndihet i qetë dhe këtë gjë e ka thënë edhe në prononcimin e dhënë për mediet në prag të ndeshjes ndaj Sllovakisë.
“Mund të luash në një nivel që nuk është më i miri, por gjëja më e rëndësishme është se kur vesh këtë emblemë dhe këtë fanellë, duhet që t’i përfaqësosh bashkëkombasit e tu dhe të mos dorëzohesh. E di që ka shumë negativitet jashtë fushës dhe stadiumeve, por gjithmonë ndjej se kur hyjmë në stadium është gjithçka ndryshe”-deklaroi Jude Bellingham.
#Kritika #të #mëdha #ndaj #tij #vjen #reagimi #nga #Bellingham #që #shumë #negativitet #jashtë #fushës
gazetablic.com